Flash

PAMJET/ Ministrja suedeze merr djalin 3-muajsh në mbledhjen e BE-së

Lapsi.al 26 June 2026

Ministrat e qeverive të BE-së, të mbledhur të enjten në Luksemburg për një ditë të gjatë diskutimesh mbi politikat e ndryshimeve klimatike, u habitën nga një pjesëmarrës i ri në tryezën e tyre të negociatave: një foshnjë 3-muajshe.

Ministrja suedeze e klimës, Romina Pourmokhtari, solli djalin e saj, Adamin, në takimin e këshillit të BE-së, për të nxjerrë në pah përfitimet e politikave të lejes prindërore të cilat nuk i detyrojnë gratë të zgjedhin ose punën ose përgjegjësitë familjare.

“Doja të tregoja të isha një shembull i mospasjes së nevojës për të bërë atë zgjedhje. Gjë që, sigurisht, kërkon gjithashtu të kesh një partner që nuk është dinosaur, dikë që është mjaft modern dhe i gatshëm të të shoqërojë", tha Pourmokhtari për Reuters.

Një zyrtar i Këshillit të BE-së konfirmoi se ishte hera e parë, që një foshnjë i ishte bashkuar një takimi të ministrave të BE-së.

Pourmokhtari, 30 vjeçe, ishte ministrja më e re në historinë e qeverisë së Suedisë kur mori detyrën në vitin 2022. Ajo sapo është kthyer nga leja prindërore, ndërsa bashkëshorti i saj është me leje deri në shtator dhe udhëtoi me të në Luksemburg për t'u kujdesur për Adamin.

Suedia ka një nga politikat më bujare të lejes prindërore në botë, e financuar nga sistemi i taksave të larta të vendit, i cili është bërë një pikë e nxehtë politike në fushatën zgjedhore.

Prindërit marrin gjithsej rreth 16 muaj leje të paguar. Nga kjo, 90 ditë rezervohen për secilin prind individualisht dhe nuk mund të transferohen te tjetri. Nëse një prind nuk e merr pjesën e caktuar, ato ditë humbasin.

Këto periudha të patransferueshme - shpesh të quajtura “muajt e babait” - u prezantuan për të inkurajuar baballarët të kalonin më shumë kohë me fëmijët e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI