Flash

Dalin PAMJET/ Rrëzohet helikopteri në Gjirin Persik, 14 viktima 

Lapsi.al 28 June 2026

14 persona humbën jetën këtë të diel, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në qytezën e Ras Tanura të Arabisë Saudite. Shkaqet e aksidentit janë të panjohura dhe hetimet janë duke vazhduar.

Helikopteri i përkiste gjigantit të naftës “Aramco” që ka aktivitetin në Gjirin Persik dhe që rifilloi punën në këtë rajon pas pezullimit prej 4 muajsh.

“Autoritetet përkatëse po kryejnë një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit”, - shtoi agjencia shtetërore e lajmeve të Arabisë Saudite.

Incidenti ndodhi në orën 6 të mëngjesit sipas kohës lokale. Riadi nuk ka dhënë ndonjë shenjë se ka pasur veprime armiqësore për shkak të serisë së re të goditjeve midis Iranit dhe SHBA-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI