Flash

VIDEO/ Plas sherri me grushte në parlamentin e Gjeorgjisë

Lapsi.al 26 June 2026

Skena të jashtëzakonshme vijnë nga parlamenti i Gjeorgjisë, i cili u shndërrua në një arenë boksi gjatë një seancës së tij. Deputetët shkëmbyen grushte me njëri - tjetrin në mbledhjen e fundit përpara pushimeve të verës. 

Në një video që qarkullon në internet, ligjvënësit e partisë opozitare "Për Gjeorgjinë" dhe kundërshtarët e tyre që përfaqësojnë partinë në pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane" u përplasën teksa përgatiteshin të votonin "ligjin për agjentët e huaj" që ka shkaktuar javë të tëra protestash masive.

Në sherr u përfshinë burra dhe gra deputete të cilët lanë pas debatin parlamentar gjatë fjalimit vjetor të kryeministrit Irakli Kobakhidze. Konfrontimi thuhet se zgjati disa minuta, ndërsa videoja e incidentit u transmetua nga media të ndryshme. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI