Flash

PAMJET/ Banda grabit bankomatin me anë të një vinçi

Lapsi.al 17 June 2026

Një grabitje spektakolare që ngjan me pamjet e një filmi ndodhi në orët e para të së martës në Ramsey, Cambridgeshire të Britanisë. Një bandë përdori një vinç për të rrëmbyer një bankomat nga një degë e bankës “Nationwide Building Society”.

Ngajrja ndodhi rreth orës 3:15 të mëngjesit. Autorët arritën të largoheshin me makinë nga vendi i ngjarjes, pasi arritën të merrnin bankomatin me dhjetëra mijëra paund në të. Pamjet e kamerave të sigurisë kapë momentin kur dy automjete ndalen pranë degës së bankës, ndërsa një vinç shfaqet pak më vonë. Mjeti i rëndë godet vazhdimisht fasadën e ndërtesës derisa e "rrëzon" bankomatin nga pozicioni i tij.

Më pas një grup burrash të maskuar e ngarkojnë bankomatin në pjesën e pasme të një kamioni dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Disa sekonda më vonë, dy persona të tjerë hipin në një automjet të dytë dhe largohen.

Policia tha se vinçi i përdorur në grabitje besohet të jetë vjedhur dhe se në të janë përfshirë tre automjete. Autoritetet thanë gjithashtu se një furgon furre buke që u pa duke ndaluar aty pranë ndërsa grabitësit mbushnin bankomatin nuk kishte lidhje me grabitjen. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI