Flash

Tension para Kuvendit, deputeti Ardit Bido përplaset me protestuesit

Lapsi.al 18 June 2026

Deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido ka rrezikuar të konfliktohet me protestuesit këtë pasdite. Ndryshe nga kolegët e tij që i janë shmangur turmës së protestuesve kur rrethoi Parlamentin, ai ka tentuar të futet përmes tyre për t'u larguar nga parlamenti. 

Qytetarët nuk e kanë pranuar dhe kanë thirrur në kor që ai të largohej, nisur edhe nga deklaratat publike të deputetit kundër protestës. Menjëherë kanë ndërhyrë disa efektivë të Policisë së Shtetit.

Siç shihet dhe nga pamjet nga episodi i zhvilluar në shëtitore, turma borohoret në kor dhe mes tensioneve efektivët largojnë deputetin.

Deputetët mbetën të bllokuar për disa momente në oborrin e parlamentit, pasi protestuesit kanë mësyrë befasisht nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, drejt rrugës “Xhorxh Bush”.

Menjëherë, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë shtuar masat e sigurisë, për të shmangur çdo përplasje të mundshme, ndërsa turma thërriste në kohë “ju erdhi fundi” dhe “jepni dorëheqjen”. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI