Flash

PAMJET/ Rama nxjerr një VIDEO për t’ju përgjigjur Agron Shehajt

Lapsi.al 18 June 2026

Seanca plenare e së enjtes shënoi një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të partisë “MUNDËSIA”, Agron Shehajt. 

Ishte ky i fundit që fillimisht publikoi një video në rrjetet sociale të replikave me Ramën duke shkruar: “Është fshehur pas Erion Veliajt, Belinda Ballukut, Ilir Beqajt! Tani është radha e këtij të dalë para drejtësisë. Edi Rama, jep dorëheqjen!”

Nuk vonoi replika e Ramës që publikoi një video në rrjetet sociale të shoqëruar me shënimin: “Kushedi si rrotullohet në varr i ndjeri Mit’hat Frashëri me këta karagjozë të dalë nga koteci i kokës. Natën, shijojeni me kë ju do qejfi dhe mos e çani kokën për ulëritësit e rrugëve, se aq u mban koteci të shkretëve”. 

Kryeministri Edi Rama u shfaq sot në Kuvend pasi duhej edhe vota e tij për të miratuar amnistinë penale që kërkonte 84 vota. ©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI