Flash

“S’kena me u pa mo bashkë”/ Berisha nxjerr videon e Ballukut  

Lapsi.al 19 June 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë në Facebook një video të shkurtër ku shihet ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku duke kënduar.

Balluku shihet në krah këngëtarit Flori Mumajesi duke iu bashkuar refrenit të këngës “Plas”.

Nuk dihet kur është xhiruar kjo video, por fjalët “s’kena me u pa mo bashkë” sot marrin tjetër kuptim. 

Pas vënies nën akuzë nga SPAK për korrupsion, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre, Balluku është zhdukur nga daljet publike. E fundit ishte në 12 qershor në festën e 35-vjetorit të PS në Tiranë. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI