Flash

Rama emëron Valdrin Pjetrin drejtor të ATP-së

Lapsi.al 30 June 2026

Partia Socialiste e ka të vështirë të ndahet nga njerëzit me rekorde kriminale. Sic ka dëshmuar në gjithë këto vite pushteti të Edi Ramës, njerëzit që janë promovuar, bërë kryetbashkiakë apo deputetë apo drejtora, janë ata me “cen” në biografi. Nëse ju kujtohet Valdrin Pjetri, në vitin 2019, Edi Rama e bëri kryetar bashkië në Shkodër.

Më pas ai u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pasi rezultonte të ishte i dënuar për përdorim hashashi gjatë kohës që ishte student në Firenze. 

Sidoqftë në Shqipëri Pjetri rezulton i padënuar. 

Pas disa vitesh i tërhequr nga detyrat publike, por i përfshirë aktivisht në punët e partisë dhe mbledhjes së votave, Edi Rama e shpërbleu sot Valdrin Pjetrin duke e emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, mëson Lapsi.al.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë, ku u bë dhe shkarkimi nga detyra i Benard Palajt, i emëruar vetëm disa muaj më parë në krye të këtij institucioni. Të bësh karrierë sot në administratën shtetërore, kusht i panegociueshëm është të kesh rekorde. 

Simbioza e Edi Rames me njerezit me te shkuar kriminale shenjon gati të gjithë karrierën e tij politike.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI