Flash

Pakënaqësia në rritje, Rama u shpërndan 50 mijë lekë të vjetra pensionistëve

Lapsi.al 30 June 2026

Masiviteti i protestave gjatë muajit qershor treguan se skandalet e panumërta, niveli i lartë i korrupsionit dhe arroganca në qeverisje kanë shtuar pakënaqësinë mes qytetarëve, që e shohin veten të lënë mënjanë dhe të përjashtuar nga "mrekullia" e Shqipërisë turistike.

Pikërisht për të zbutur këtë pakënaqësi, qeveria Rama ka vendosur të shpërndajë nga nesër një bonus prej 50 mijë lekësh të vjetra për pensionistët, shtresa e fundit tek e cila mund të mbështetet. Lajmin e dha ministrja e ekonomisë, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë, që shpjegoi se ky ishte një bonus i papritur, që jepet në mes të verës për shkak të parave që janë shtuar në buxhetin e shtetit nga rritja e çmimit të naftës. 

Vendimi vjen si reflektim banal ndaj atij orteku qytetarësh që pushtoi Tiranën gjatë muajit qershor me kërkesën për dorëheqje ndaj kryeministrit Edi Rama. Mbetet për t'u parë nëse Rama do të arrijë ta zbusë revoltën me 50 mijë lekët që po shpërndan papritur në mes të verës apo kriza e besimit shkon përtej një kartmonedhe për pensionistët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI