Flash

Agron Shehaj: Janë shoqëruar 6 protestues, po shkojmë të shohin si janë trajtuar

Lapsi.al 30 June 2026

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj iu është bashkuar protestuesve para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke konfirmuar se janë 6 protestues të ndaluar pas incidenteve të sotme.

Në një deklaratë për mediat, deputeti bëri të ditur se të arresturit janë shpërndarë në komisariatet nr. 1, 2 dhe 4.

Shehaj shprehu shqetësimin ndaj trajtimit të të shoqëruarve, duke ngritur dyshime se ata mund të jenë dhunuar nga forcat e rendit si gjatë arrestimit, ashtu edhe gjatë qëndrimit në komisariate.

"Protestuesit e dhunuar po shprehim kundërshtinë e tyre. Janë shoqëruar 6 protestues, dy janë të 1, dy te 2-shi dhe 2 te 4. Do të shkojmë ti shohim, pasi u dhunuan para kamerave, dhe me gjasa që mund të jenë dhunuar dhe atje. Do të shkojmë në secilin komisariat dhe do të shohim se si janë trajtuar.", tha Shehaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI