
Protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës është përshkallëzuar gjatë zhvillimit të seancës së jashtëzakonshme.
Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të godinës së Kuvendit, ndërsa brenda vijon seanca plenare ku deputetët po shqyrtojnë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.