Flash

Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet 20-vjeçari i zhdukur në Has

Lapsi.al 5 October 2026

Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet 20-vjeçari i zhdukur në

Është gjetur 20-vjeçari Shkëllzen Kastrati, nga fshati Pus i Thatë në Has, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej mbrëmjes së së dielës. I riu kishte dalë nga banesa për të kërkuar lopët në kullotat e bjeshkëve të Pusit të Thatë, por nuk ishte kthyer në banesë dhe familjarët nuk kishin mundur të kontaktonin me të.

Pas disa orësh kërkimesh, 20-vjeçari është gjetur shëndoshë e mirë. Në kërkimet për gjetjen e tij u angazhuan familjarët, banorë të zonës dhe gjahtarë, të cilët nisën kontrollet në zonën e bjeshkëve. Gjetja e të riut ka sjellë lehtësim te familjarët dhe banorët e zonës, të cilët ishin të shqetësuar për fatin e tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI