Flash

Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Lapsi.al 5 October 2026

Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për ndryshimin e

Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim, në mënyrë unanime me 9 vota për, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në votim kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të cilët kanë votuar pro projektligjit. Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, tha se kundërshtimet dhe reagimet ndaj kësaj strukture normative, sipas tij, është dashur të bëheshin në vitin 2015 dhe jo tani.

“Reagimet dhe kundërshtimet që janë bërë kundër kësaj strukture normative që e ka bërë Kuvendi i Kosovës, është dashur të bëheshin në verën e vitit 2015, e jo në vjeshtën e vitit 2026”, deklaroi Qorrolli.

Ai theksoi se Komisioni është i unifikuar sa i përket qëndrimit për ndryshimet ligjore.

“Jemi në një situatë ku ne si komision, të gjithë njëzëri do ta miratojmë. Ne jemi këtu për të dhënë votën tonë pro këtyre ndryshimeve në ligj”, tha Qorrolli.

Pas votimit, Qorrolli konstatoi se Projektligji u miratua në parim me 9 vota për, pa vota kundër apo abstenime.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI