Flash

Studenti- Ramës: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet. Ik o ditëzi, mos e nxi më historine

Lapsi.al 26 June 2026

Një student ka numëruar arsyet pse kryeministri Rama duhet të largohet nga pushteti. Gjatë fjalës së tij në podium, ai tha se vendi ka zero gjelbërim dhe ka shkatërruar zonat urbane me pallate.

Ai tha se kryeministri e ke kthyer Shqipërinë në një Republikë bananesh, në një narkoshtet. Studenti theksoi se rritja e pensionit është më e vogël se indeksimi, ndërsa shtoi se vendi po shpopullohet.

“Ne kërkojmë dorëheqje për shkatërrimin e zonave urbane me pallate. Zero gjelbërim. Për shqiptarët pa kushte, për talljet me sloganet që e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Kërkojmë dorëheqje sepse e ke kthyer Shqipërinë në një Republikë bananesh, në një narkoshtet. Kërkojmë dorëheqje për gjyshërit tanë, se rritja e pensionit është më e vogël se indeksimi. Për shpopullimin e Shqipërisë, që paturpërsisht të bezdis ty o megalider. Nga lindja deri në Perëndim, aq shumë arsye janë që të japësh dorëheqjen. Ik o ditëzi, mos e nxi më historine”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI