Flash

Paralajmërimi: Kujdes nga SMS mashtruese për gjoba të makinës

Lapsi.al 26 June 2026

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdes ndaj një skeme mashtrimi që po qarkullon përmes mesazheve telefonike, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga Policia Rrugore për shkelje të pretenduara të qarkullimit dhe pagesa gjobash.

 

Sipas AKSK-së, mesazhet dërgohen nga numra të huaj dhe përmbajnë lidhje të dyshimta, afate të shkurtra për kryerjen e pagesës, kërcënime për masa administrative, si edhe oferta për ulje të vlerës së gjobës. Qëllimi i tyre është të krijojnë ndjenjën e urgjencës dhe të mashtrojnë qytetarët që të klikojnë në faqe të rreme ose të japin të dhëna personale e bankare.

 
Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhjet e dërguara, të mos u përgjigjen kërkesave për konfirmim apo dërgim të të dhënave personale dhe të verifikojnë çdo njoftim vetëm përmes kanaleve zyrtare të institucioneve.

Po ashtu, AKSK rekomandon që numri dërgues të bllokohet dhe mesazhi të raportohet si spam, për të shmangur raste të tjera mashtrimi.

Në rast se një qytetar ka plotësuar të dhënat bankare në një faqe të tillë mashtruese, autoriteti këshillon të kontaktohet menjëherë banka përkatëse, në mënyrë që të merren masat e nevojshme për mbrojtjen e llogarisë.

“Institucionet publike nuk kërkojnë pagesa, kode sigurie, fjalëkalime apo të dhëna bankare përmes lidhjeve të dërguara nga numra të panjohur”, rikujton AKSK, duke u bërë apel qytetarëve të mos veprojnë nën presion dhe të verifikojnë gjithmonë çdo njoftim përpara se të ndërmarrin ndonjë veprim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI