Flash

Rama zbulon diversantë të huaj edhe në Bënjë: Prej 24 orësh është lëshuar një tjetër “raketë” digjitale

Lapsi.al 26 June 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatet e ditëve të fundit për ndërhyrjet në zonën e Banjave Termale të Bënjës, duke i cilësuar pretendimet për shkatërrimin e tyre si një fushatë dezinformimi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se prej 24 orësh është përhapur me shpejtësi në platformat digjitale një “alarm” për betonizimin dhe tharjen e Banjave të Bënjës, të cilin ai e konsideron të nxitur artificialisht.

Sipas kryeministrit, e njëjta metodë është përdorur më herët edhe në rastin e debatit për flamingot, duke pretenduar se algoritmet e rrjeteve sociale janë përdorur për të amplifikuar mesazhe që, sipas tij, synojnë të krijojnë trazira dhe të manipulojnë qytetarët.

“Me të njëjtën metodë dhe me ndihmën e të njëjtave duar të huaja, që i dhanë algoritmit ‘dopingun’ për një turravrap të paparë në përhapjen e alarmit për flamingot, organizatorët e kësaj trazire që synon të rrëzojë qeverinë e të kthejë mbrapa Shqipërinë, duke manipuluar njerëzit që kanë shqetësime të sinqerta, kërkojnë ta kthejnë Bënjën në një casus belli të ri”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë publikon edhe një video nga Banjat e Bënjës, për të cilën thotë se tregon gjendjen reale të zonës.

Sipas tij, në Bënjë “nuk ka flamingo, nuk ka shitblerje, nuk ka pronarë dhe as konflikte pronësie”, por vetëm një projekt publik rigjenerimi në kuadër të programit të Rilindjes Urbane.

Rama thekson se ndërhyrja synon përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për mijëra vizitorë e turistë që frekuentojnë çdo vit Banjat Termale të Bënjës, duke hedhur poshtë pretendimet se projekti dëmton këtë pasuri natyrore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI