Flash

Stuhi në Gjirokastër/ Era e fortë rrëzon pemët

Lapsi.al 26 June 2026

Era e fortë që përfshiu pasditen e së premtes qytetin e Gjirokastrës ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në lagjen Granicë dhe në zonën e Viroit, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin në disa segmente rrugore.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër, ekipet e ndërhyrjes u angazhuan menjëherë në të dyja zonat për largimin e pemëve të rrëzuara dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Autoritetet bëjnë me dije se nga incidentet nuk janë shënuar persona të lënduar apo dëme materiale. Problemi i vetëm i shkaktuar ishte bllokimi i përkohshëm i rrugëve, ndërsa pas ndërhyrjes së shërbimeve situata u normalizua.

Shërbimet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në kushte të motit të paqëndrueshëm dhe të shmangin qëndrimin pranë pemëve apo objekteve që mund të rrezikohen nga era e fortë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI