Flash

Si sot/ 91 vite më parë lindi aktorja e njohur e Kosovës Melihate Ajeti

Lapsi.al 9 October 2026

Si sot/ 91 vite më parë lindi aktorja e njohur e Kosovës Melihate

Melihate Shabani Ajeti konsiderohet si një nga emrat më të njohur të skenës së teatrit dhe kinemasë së Kosovës. Lindi në 9 tetor 1935 në Prishtinë dhe semimaturën e kreu po aty. Pasi kreu shkollën e aktrimit bëri një specializim në Paris (Comedie Française). Ajo konsiderohej “aktorja numër një” e teatrit prishtinas. E nisi aktrimin si 16 vjeçare më 1951 në Teatrin Krahinor të Kosovës dhe realizoi në skenë 180 role kryesore me të cilat dëshmoi talentin e saj. 

Kujtohen rolet në shfaqjet: Zullumqari, Vajza pa pajë, Zonja me kamelie, Besa, Sikur të isha djalë, Halili e Hajrija, Erveheja, Hanka, Hamleti, Shtetrrethimi, Othello, Ana Karenina, Vdekja e një mbretëreshe, Svinga e Gjallë, Magbethi, Antigona, etj.

Si sot/ 91 vite më parë lindi aktorja e njohur e Kosovës Melihate

La gjurmë edhe në kinematografinë kosovare e jugosllave me role në: Uka i Bjeshkëve të nemuna, Buka, Zonja me kamelie, Etja, Trimi, Lepuri me 5 këmbë, Era e Lisi, Erveheja, Kur Pranvera vonohet, Të ngujuarit, E shtëna në ajër, Othello, Përroi vërshues, Migjeni, Gjurmët e bardha, Magbethi, Dorotej, etj. Ajo është nderuar me një sërë çmimesh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI