
Një tërmet i fuqishëm goditi brigjet jugore të Panamasë. Qendra e Paralajmërimit për Cunami e SHBA-së lëshoi një deklaratë duke paralajmëruar për valë të mundshme “të rrezikshme” të cunamit përgjatë brigjeve të pothuajse të gjitha vendeve të Amerikës Qendrore në Paqësor, si dhe Kolumbisë, Ekuadorit dhe Perusë brenda tre orëve të ardhshme.
Shërbimi Hidrografik dhe Oqeanografik i Marinës Kiliane lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami. Qendra amerikane tha gjithashtu se kishte një kërcënim për cunami për Hawaii.
Videos de daños en estructuras en Penonomé luego del temblor de 7.2 grados. https://t.co/DS0Vg4ql1I
— La Prensa Panamá (@prensacom) October 9, 2026
Sipas informacionit nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), vlerësimi fillestar për magnitudën e tërmetit ishte 8 ballë në shkallën Rihter, megjithatë, sipas një vlerësimi të dytë të rishikuar, magnituda ishte 7.7 ballë në shkallën Rihter.
Panama deprem #earthquake https://t.co/IN5eIpS9ls
— Fenerline (@prgfb34) October 9, 2026
Pak sekonda pasi tërmetit njerëzit braktisën ndërtesat. Shumë prej tyre postuan video në mediat sociale të momentit të dridhjeve dhe asaj që pasoi. Dëshmitarët që folën për Reuters thanë se tërmeti u ndje veçanërisht në Panama City dhe në kryeqytetin e Kosta Rikës fqinje. ©LAPSI.al