Flash

“Fenomen, mund të bëhet lojtari më i fortë i Juventusit”: Ravanelli i çmendur pas Zhegrovës

Ish-sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” Ravanelli, trajtoi disa tema që lidhen me skuadrën e Luciano Spallettit, duke folur për lojtarë të veçantë, duke u ndalur te cilësitë e Edon Zhegrovës.

Lapsi.al 8 October 2026

“Fenomen, mund të bëhet lojtari më i fortë i

Juventus rikthehet pas pushimit me një takim të rëndësishëm ndaj Cagliarit dhe me nevojën për të dhënë një sinjal të fortë. Për të bërë një analizë të momentit të bardhezinjve është Fabrizio Ravanelli, gjatë “Penna Bianca”, formati në kanalin YouTube të Tuttosport. Ish-sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” trajtoi disa tema që lidhen me skuadrën e Luciano Spallettit, duke folur për lojtarë të veçantë, duke u ndalur te cilësitë e Edon Zhegrovës. Ravanelli analizoi momentin e bardhezinjve me këndvështrimin e dikujt që e njeh mirë ambientin dhe i bëri elozhe ‘fenomenale’ winger-it kosovar.

“Nëse Zhegrova gjen vazhdimësi, është lojtari më i fortë”

Një nga pjesët më interesante të intervistës lidhet me Zhegrovën. Ravanelli tregoi se kishte folur drejtpërdrejt me anësorin kosovar, duke i treguar rrugën për ta shndërruar talentin e tij në vazhdimësi të paraqitjeve me Juventusin: “E dëgjova dje dhe i thashë se është një fenomen dhe se atë që bën në stërvitje dhe me Kosovën, duhet ta bëjë te Juventus gjatë ndeshjeve. Nëse gjen vazhdimësi, është lojtari më i forte që ka Juventus, thyen ndeshjet. Për mua ka potencial për të shënuar 10 gola, por mbi të gjitha në pasimin e fundit. Kur arrin në 20 metrat e fundit bëhet shkatërrues dhe e sheh aksionin. Ai u gjykua kur nuk ishte mirë. Sot është mirë dhe bën diferencën dhe shpresoj që ta bëjë edhe në Cagliari”.

Rikthimi pas pushimit

Rikthimi në fushë pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve përfaqëson një moment delikat për Juventusin. Skuadra e Spallettit duhet të rikthejë ritmin dhe kompaktësinë pas disa ditësh, gjatë të cilave grupi ishte ndarë në mënyrë të pashmangshme për shkak të angazhimeve ndërkombëtare. Si është të rikthehesh pas pushimit? Këtë e shpjegoi Ravanelli: “Nuk është e lehtë, trajneri nuk e ka pasur në dispozicion të gjithë skuadrën. Do të duhet një qasje e madhe në aspektin mendor, profesionalizëm nga ana e djemve. Trajneri do t’i testojë edhe nga pikëpamja motivuese, Spalletti nga ky këndvështrim ka një cilësi të lindur. Ndeshja është e rëndësishme dhe Juve duhet të rikuperojë pozicione. Mund të bëjë një sezon të madh dhe në këto raste shihet shpirti i skuadrës. Pas gjithë kësaj kohe, të ritakohesh dhe të japësh një sinjal të fortë do të ishte një përgjigje e një skuadre të pjekur. Kjo ndeshje me Cagliarin mund të japë një mesazh të rëndësishëm”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI