Flash

Totti pas tërheqjes nga futbolli: “Ish-gruaja ime këmbëngulte: ‘Dil pak’. Praktikisht donte të më nxirrte jashtë”

Në autobiografinë e re të ish-futbollistit Francesco Totti, Noemi Bocchi përshkruhet si një perëndeshë në tokë, po aq e bukur sa edhe e ndjeshme

Lapsi.al 8 October 2026

Totti pas tërheqjes nga futbolli: “Ish-gruaja ime

Në autobiografinë e re të ish-futbollistit Francesco Totti, Noemi Bocchi përshkruhet si një perëndeshë në tokë, po aq e bukur sa edhe e ndjeshme dhe e pajisur me çdo tërheqje të mundshme për një burrë, ndërsa Ilary Blasi përmendet pothuajse kurrë me emrin e saj. Ish-kapiteni i Romës i referohet asaj kryesisht si “ish-gruaja ime” dhe “nëna e fëmijëve të mi”, duke mos humbur rastin që mes rreshtave të lërë të kuptohet për gjëra dhe ngjarje që nuk mund t’i thotë “për shkak të marrëveshjeve ligjore”, të cilat e pengojnë të “shkojë më tej”. Dhe, siç shton ai, “për hir të qetësisë nuk dua”.

Dy referenca indirekte për Ilary – nën të cilat nuhatet një botë e tërë e pathënash – gjenden në kapitullin që Totti i kushton periudhës shumë të vështirë për të, e cila pasoi tërheqjen nga futbolli i luajtur, në fund të sezonit 2016/17. “Po të varej nga unë, nuk do të kisha ndaluar kurrë – përsërit edhe një herë Francesco – Të tjerët më detyruan, këtë e dinë edhe muret. Do të kisha veshur ende sot fanellën e Romës, nëse vetëm do të ma kishin lejuar dhe nuk po bëj shaka. Falas, ose ndoshta do të paguaja edhe unë, çfarëdo shume. Isha si djathi me piper në Trigoria, në qendrën tonë sportive. Kam kaluar më shumë kohë atje sesa në shtëpinë time, e cila për më tepër tani nuk është më as e imja. Nuk arrita të marr me vete as divanin dhe është vërtet për të ardhur keq, sepse kaloja aq shumë orë mbi të, sa kishte marrë formën time”.

Totti pas tërheqjes nga futbolli: “Ish-gruaja ime

Totti tregon krizën pas tërheqjes dhe ftesën e Ilary për të “dalë pak”

Nga shtëpia dhe divani që i janë marrë, Totti kalon më pas te ftesat që i bënte Ilary për ta ngritur nga ai divan, të cilat sot i lexon si një “sinjal nga e ardhmja”: “Në atë divan zhytesha brenda, më mbështillte të gjithin. Pasi i vara këpucët në gozhdë, përjetova momente paniku absolut. Nuk dija si t’i kaloja ditët, në ç’mënyrë t’i mbushja, t’i shtyja përpara. Nuk dija ku të përplasja kokën. Në mëngjes zgjohesha, tashmë i lodhur dhe pa ide. Pa dëshira. Dhe tani? Më vinte të qaja dhe shumë herë e bëra, duke rilexuar përsëri, dhe përsëri, dhe përsëri, letrën time të lamtumirës nga futbolli, atë që më kishte shkatërruar më 28 maj 2017 në Olimpico. Atëherë hidhesha në atë divan dhe e teproja me televizorin. Ish-gruaja ime këmbëngulte: ‘Hajde, dil pak’. Në praktikë donte të më nxirrte jashtë: sinjale nga e ardhmja”.

Ishte një fazë e tmerrshme e jetës së Francesco Totti, i cili kishte humbur çdo qëllim. Sot Francesco flet për diçka që i ngjante depresionit: “Ndjeja boshllëkun. Një boshllëk të rrezikshëm. Një shqetësim që nuk e kisha provuar kurrë më parë. Nuk isha mirë, nuk kisha dëshirë as të dilja, as të shihja njerëz. Isha i fikur, i panjohshëm, unë zakonisht jam një ‘cazzaro’, siç thonë në Romë, një njeri zbavitës. Simptomat ngjanin shumë me ato të depresionit, një gjendje e dukshme e keqe. Ndjeja se isha i tepërt brenda shtëpisë. Të paktën divani kishte një funksion të saktë, unë jo. Më shpëtoi padeli, fjalë për fjalë. Nga trishtimi. Nga ndjenja se isha i padobishëm. Nga lodhja mendore. Padeli më riktheu dinjitetin, atë më të thellin, dua të them, të fshehurin dhe intim. Më lehtësoi, më rregulloi kokën, më bëri të gjallë, përsëri aktiv, zuri hapësirat. U rikthyen buzëqeshjet në vend të asaj jehone: nuk di çfarë të bëj, të bëj, të bëj, të bëj. E di me siguri, nëse nuk do të isha marrë veten, do të kisha rënë në depresion, në atë të keqin, të vërtetin”.

Sa i përket Ilary, me të cilën sot është arritur një ekuilibër i brishtë, ky është për momentin statusi i marrëdhënies së tyre (ose jo-marrëdhënies): “Kur një martesë përfundon keq, nuk është kurrë faji vetëm i njërit. Gabimet bëhen në 50 për qind. Kemi gabuar të dy, unë dhe Ilary, dhe më pas nuk e gjetëm më njëri-tjetrin. Ajo do të mbetet përgjithmonë nëna e fëmijëve të mi”. Blasi, nga ana e saj, sapo ka thyer heshtjen për herë të parë mbi çështjen Noemi, duke i zgjatur dorën ish-burrit të saj: “Shpresoj që të jetë i lumtur, që të jenë të lumtur. Vërtet. Të paktën kështu do t’ia ketë vlejtur”.

Totti dhe Noemi Bocchi: dashuria e tyre vazhdon me ritëm të shpejtë

Noemi Bocchi ka gjithçka që Totti ëndërron te një grua: “E veçantë, pozitive, që jep dashuri, që të bën të ndihesh i rëndësishëm. Më bën të ndihem gjallë”. Libri, përkundrazi, është i mbushur me pasion dhe dashuri për Noemin, së cilës i kushtohet një kapitull i tërë, duke përshkuar etapat e dashurisë së tyre, nga takimi krejt rastësor në Sardenjë te puthja e parë e mbushur me frikëra adoleshente, deri te fillimi i një marrëdhënieje që tashmë prej 5 vitesh po ecën shkëlqyeshëm. “Noemi është sikur të kishte qenë gjithmonë aty – shkruan Totti – sepse dashuria është një rrugë tashmë e përcaktuar, është koha që duhet rregulluar, që duhet formësuar rreth jetëve të dy njerëzve të lindur për t’u takuar një ditë. Unë dhe Noemi nuk jetojmë brenda një përralle, nuk jemi familja e mbështjellë me luks e reklamave, edhe sepse familjet që duhen bashkuar janë të ndryshme, me të mirat dhe të metat e tyre. Problemet e tyre.

Totti pas tërheqjes nga futbolli: “Ish-gruaja ime

Thjesht, jemi ne. Unë dhe ajo. Dyshja që bëhet një numër perfekt, një çift njerëzish të mirë që kanë vuajtur dhe më në fund janë sërish të lumtur. Plotësojmë njëri-tjetrin. Unë e quaj Nemo. Ajo më quan Papi. Ne nuk jemi drynat e varur në Ponte Milvio, ne jemi drejtpërdrejt Ponte Milvio. Asnjë premtim rinor, dashuria në moshë të rritur është një ndjenjë më e pjekur, më e plotë. Ajo ka qenë e martuar, unë kam qenë i martuar, nuk jetojmë me kujtime dhe copëza, por me një ekzistencë të re, të mrekullueshme dhe të papritur”.

Francesco e përshkruan partneren e tij aktuale me fjalë shumë të bukura: “Noemi është një grua e veçantë, pozitive, që jep dashuri, që i bën të ndihen të rëndësishëm njerëzit që do. I pëlqen të jetë mes njerëzve, por kur e ndien të nevojshme, tërhiqet në vetvete, bëhet e vetmuar. Ajo jam unë në versionin femëror dhe unë jam ajo në versionin mashkullor. Më bën të ndihem gjallë, ka një energji që nuk mbaron kurrë, i adhuroj buzëqeshjet e saj. Nemo dhe Papi”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI