Flash

Pas ndarjes nga Thomas Sadoski, Amanda Seyfried shfaqet krah ish-të dashurit nga “Mamma Mia!”

Lapsi.al 9 October 2026

Pas ndarjes nga Thomas Sadoski, Amanda Seyfried shfaqet krah ish-të

Aktorja Amanda Seyfried është ribashkuar me ish-partnerin e saj, Dominic Cooper, teksa të dy janë fotografuar së bashku në Hamptons, në një moment të përzemërt, vetëm pak javë pasi ajo njoftoi ndarjen nga bashkëshorti Thomas Sadoski.

Amanda, 40 vjeçe, dhe Dominic, 48 vjeç, janë njohur për publikun si çifti Sophie dhe Sky në filmin e suksesshëm “Mamma Mia!” të vitit 2008, si dhe në vazhdimin e tij, “Mamma Mia! Here We Go Again”, të publikuar në vitin 2018.

Dy aktorët kanë qenë gjithashtu në një lidhje romantike për rreth tre vjet, përpara se të ndaheshin në vitin 2011.

Tashmë, rrugët e tyre janë kryqëzuar sërish gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Hamptons, të shtunën, ku të dy morën pjesë për premierat e filmave të tyre më të rinj, “The Lightkeeper” dhe “The Life and Deaths of Wilson Shedd”.

Në tapetin e kuq, Amanda tregoi se ishte hera e parë pas një kohe të gjatë që takoheshin në këtë festival.

“Jetët tona janë shumë të ndryshme. Jetojmë në vende shumë të ndryshme dhe unë nuk kam asgjë tjetër veçse ndjenja të mira për të”, tha aktorja për revistën People.

Takimi i tyre vjen vetëm pesë javë pasi Amanda njoftoi ndarjen nga bashkëshorti Thomas Sadoski, me të cilin ishte e martuar prej nëntë vitesh.

Çifti, që ka dy fëmijë, vajzën Nina, nëntë vjeçe, dhe djalin Thomas, pesë vjeç, e bëri publike ndarjen përmes një deklarate të përbashkët.

“Jemi të ndarë prej njëfarë kohe dhe kjo ka rezultuar të jetë vendimi i duhur për ne dhe familjen tonë. Do ta kemi gjithmonë njëri-tjetrin dhe kjo është gjë e mirë”, thuhej në deklaratë.

Amanda dhe Thomas, 50 vjeç, theksuan kështu se ndarja ishte një vendim i marrë me mirëkuptim.

Më pas, Amanda ndau edhe një mesazh për faljen dhe rëndësinë e mbajtjes së zemrës të hapur, pavarësisht vështirësive që sjell jeta.

“Mbrojeni zemrën tuaj dhe bëni gjithçka që duhet për ta mbajtur të hapur, pavarësisht asaj që ka kaluar. Falni jo vetëm të tjerët, por edhe veten”, thuhej në një pjesë të mesazhit, të cilin aktorja e shoqëroi me fjalët: “Po, po, po”.

Amanda Seyfried dhe Thomas Sadoski u njohën në vitin 2015, kur interpretuan së bashku në shfaqjen teatrale “The Way We Get By”. Ata u takuan sërish gjatë xhirimeve të filmit “The Last Word”, ku luanin dy personazhe të përfshirë në një histori dashurie, dhe pak muaj më vonë nisën lidhjen në jetën reale.

Çifti u martua në një ceremoni private në Kaliforni, në mars të vitit 2017, vetëm pak ditë para lindjes së vajzës së tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI