
Një jetë kushtuar futbollit ishte ajo e Bismarck, futbollistit 36-vjeçar që humbi jetën gjatë natës në rrethana ende të paqarta në Brazil. Mesfushori u vra pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në një bar në lagjen Cidade Alta, në Natal. Fatkeqësisht, përpjekjet e ekipeve të shpëtimit dhe transportimi i tij në spital rezultuan të kota, pasi mjekët nuk arritën ta shpëtonin futbollistin, të cilin shokët e skuadrës e thërrisnin me nofkën B10. Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që një sportist humb jetën në vendin e Amerikës së Jugut, ku problemet me rendin dhe sigurinë publike janë të vazhdueshme.
Plagët e marra në atë që mund të ketë qenë një sherr që përfundoi në mënyrë tragjike, ishin tepër të rënda. Rindërtimet e para të ngjarjes, të publikuara në Brazil, flasin për një mbrëmje që përfundoi keq. Në bazë të tragjedisë dyshohet se qëndron një konflikt me një person tjetër, ende të paidentifikuar, për motive xhelozie.
Sipas informacioneve të bëra publike nga Policia Civile e Rio Grande do Norte, Bismarck ndodhej në lokal së bashku me disa miq. Kur personi tjetër i përfshirë në konflikt u kthye në lokal i armatosur, shpërtheu kaosi dhe futbollisti, së bashku me një person të dytë, u qëlluan disa herë me armë zjarri. Hetimet për vrasje janë në vijim, ndërsa hetuesit po përpiqen të identifikojnë autorin përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, me qëllim që të përcaktojnë edhe motivin e krimit.
O Fortaleza Esporte Clube manifesta seu mais profundo pesar pelo falecimento de Bismarck, aos 36 anos, revelado nas categorias de base do Tricolor de Aço. Natural de Natal-RN, o meio-campista iniciou sua trajetória no futebol nas categorias de base do Leão do Pici e construiu uma carreira marcada por passagens por diversos clubes brasileiros, especialmente no Nordeste. Profissionalmente, defendeu o Fortaleza em cinco temporadas, se sagrando Tricampeão Cearense de 2008 a 2010, atuando em 122 jogos oficiais e marcando 12 gols. Bismarck fez parte do histórico elenco que conquistou pela primeira vez o Tetracampeonato Estadual, em 2010. Neste momento de profunda tristeza, o Tricolor se solidariza com os familiares, amigos e todos aqueles que compartilharam sua trajetória. Descanse em paz, Bismarck!
— Fortaleza Esporte Clube 🦁 (@FortalezaEC) November 6, 2026
Bismarck kishte luajtur me disa klube të njohura
Kjo është një tragjedi për gjithë futbollin brazilian, pasi Bismarck ishte një futbollist mjaft i njohur, veçanërisht në nivel rajonal, falë përvojave të tij me klubet Fortaleza, Santa Cruz, Vila Nova, Campinense, CSA, Globo FC, Treze, River-PI dhe Fluminense-PI.
Në karrierën e tij përfshihej edhe një eksperiencë në Tunizi, me Esperance. Futbollisti me përvojë ishte në prag të nisjes së një aventure të re, pasi kishte nënshkruar me Olímpia, klub që kishte siguruar ngjitjen në Série A të kampionatit Maranhense. Gjatë karrierës së tij, ai kishte fituar Serinë D të kampionatit brazilian, Copa do Nordeste dhe tri herë kampionatin Cearense, përveç titujve të tjerë shtetërorë.
Familja e tronditur, babai: “Doja të luante për ABC-në që tifozët të thërrisnin emrin e tij”
Familja e Bismarck është në gjendje shoku. Babai i tij, Ailton, në një intervistë për Inter TV Cabugi, u përpoq të shprehte gjithë dhimbjen e tij. Futbollisti u nda nga jeta duke lënë pas një peng të madh: nuk arriti të luante për një klub të vendlindjes së tij. “Doja që ai të luante te ABC, që të shihja tifozët duke thirrur emrin e tij”, u shpreh babai. Bismarck la pas tre fëmijë, përkatësisht 16, 7 dhe 3 vjeç. Mes dhimbjes së madhe, babai deklaroi se familja shpreson që përgjegjësi për vrasjen të gjendet dhe të arrestohet sa më shpejt. “Shpresojmë që policia dhe drejtësia të bëjnë punën e tyre. Sa më shpejt, aq më mirë. Zoti do t’i japë ngushëllim familjes”.