Flash

“Si e ke synin?” ironi në protestë ndaj shefit të Komisariatit nr. 1

Lapsi.al 27 July 2026

Një prej personazheve më të komentuar të protestës së kaluar para Kuvendit u bë një shef policie, veçantërisht agresiv me sjelljen e tij, i filmuar teksa urdhëronte shoqërimin e protestuesve pa ndonjë shkak të dukshëm dhe ndërsa përdorte spray me piper ndaj qytetarëve paqësorë.

Në disa raste, ndërhyrja e policisë me urdhërat e tij abuzivë erdhi vetëm sepse protestuesit mbanin një megafon në dorë ose brohorisnin kundër deputetëve.

Më vonë, protestuesit e identifikuan efektivin si Ilir Hasrama, shef i komisariatit nr.1. Në fund të përplasjes, ai u godit me një vezë në sy nga një protestues i irrituar, një episod që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku mijëra qytetarë dënuan veprimet e tij.

Por kjo sjelle i është kthyer në bumerang disa ditë më pas. Para Komisariatit nr. 1, ku dhjetëra qytetarë ishin mbledhur për të kërkuar lirimin e të arrestuarve, turma e shndërroi incidentin me Ilir Hasramën në slogan. (Video këtu)

Mes thirrjeve kundër arrestimeve, dëgjohej vazhdimisht në kor pyetja tallëse: “Si e ke synin?”, një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj shefit të policisë që ishte kthyer në simbol të abuzimit të forcave të rendit ndaj qytetarëve.

Edhe këtë të hënë, policia arrestoi disa qytetarë gjatë protestës së së hënës para Parlamentit. Të ndaluarit pretendojnë se u shoqëruan pa asnjë arsye ligjore, vetëm sepse ishin ndër protestuesit më aktivë, mbanin megafonë ose organizonin thirrjet kundër politikanëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI