Flash

Shehaj: Rama u plak brenda ditës përballë protestuesve

Lapsi.al 27 July 2026

Kreu i Partisë Mundësi Agron Shehaj, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, pas një muaj mungesë pas vendimit të Byrosë ndaj tij, u shpreh se ajo që ndodhi me ndalimin e tij të hynte në sallë seancën e kaluar, ishte e pritshme. 

Ndërkohë duke komentuar mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS, ai u shpreh se ishte e turpshme.   

“Duhet të falënderoj në radhë të parë që më dhatë mundësinë të jem në këtë sallë. Ajo që ndodhi radhën e kalua rishte një skandal i vërtetë, në mënyrë arbitrare ndalohet hyrja e një deputeti të opozitës në sallë. E dija që nuk mund të hyja në Kuvendin e korrupsionit dhe atyre që për 35 vite ua kanë nxirë jetën qytetareve, e dija që nuk do t’ia dilja të hyja, por të gjithë duhet të dinin se si silleni ju dhe ç’bëni me Rregulloren. E trajtoni Kuvendin sikur është pronë e juaja. Nuk më lejonit dot të vija në sallë sepse këtu do të vinte Rama. Ai nuk mund të katandise si në radhën e fundit, si një njeri i lodhur ku qytetarët për 2 muaj kanë dalë në sallë për të kërkuar dorëheqjen e tij. U plak brenda ditës. Një e korruptuar si Belinda u mbrojt me votat e mazhorancës, Rama nuk përballet me opozitën por mbledh partinë dhe kryeministri praktikisht ju flet ju.
Ky është skandali. U mbledh ju, në mënyrë patetike, ishit të gjithë me kokë poshtë, në mënyrë të pafytyrë u tall me një zonjë të pamundur, zgërdhihet Taulanti. Ai bezdiset nga varfërua dhe njerëzit e pamundur, imiton me paturpësi me zonjën. Pse të mos protestojë ajo?
Shqetësohet Taulanti”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI