Flash

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Lapsi.al 27 July 2026

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë.

Sipas policisë, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar shtetasit F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç. Dy prej tyre kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar në Spitalin e Durrësit, ndërsa i treti ka pësuar lëndime të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Të tre të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake rezulton se në konflikt janë përfshirë shtetasit L.Ç., 19 vjeç dhe një 15-vjeçar, të dyshuar si autorë të plagosjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tyre, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI