Flash

Kuvendi mblidhet në orën 15:00, PD bllokon foltoren/ Mbyllet seanca

Lapsi.al 27 July 2026

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është mbyllur pas tensioneve të krijuara gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes. 

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi që shqyrtimi i projektmarrëveshjes të zhvillohej me procedurë të përshpejtuar, duke caktuar vijimin e seancës për në orën 15:00, pas diskutimit të projekt-marrëveshjes në komisione. 

Vendimi u kundërshtua nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit, duke penguar vijimin normal të punimeve. Pas përplasjeve në sallë dhe situatës së tensionuar, seanca u mbyll.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI