Flash

Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht

Lapsi.al 27 July 2026

Një incident i pazakontë është regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku një 54-vjeçar ka hyrë i armatosur për të marrë mjekim, ndërsa arma që mbante me vete është shkrepur aksidentalisht gjatë qëndrimit në spital.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shtetasi G. N., 54 vjeç, kishte shkuar në spital për shkak të problemeve shëndetësore, por gjatë qëndrimit aty dyshohet se nga çanta e krahut i ka rënë një armë zjarri, e dyshuar pistoletë, duke shkaktuar një shkrepje të pavullnetshme.

Pas ngjarjes, në vijim të veprimeve hetimore, policia ka shpallur në kërkim djalin e 54-vjeçarit, 18 vjeç, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës. 

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe një punonjës i Spitalit të Lezhës, me detyrë në sektorin e IT-së, shtetasi A. V., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer veprime që kanë penguar zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia vijon hetimet për të dokumentuar të gjitha rrethanat e incidentit dhe për të sqaruar përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI