Flash

Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Lapsi.al 23 July 2026

Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka sfiduar shumicën socialiste nga foltorja e Kuvendit që të japë dorëheqjen dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në fjalën e tij, Muçi iu referua protestës jashtë Parlamentit, duke theksuar se ajo ka hyrë në ditën e 54-t dhe se pakënaqësia qytetare nuk do të ndalet.

Sipas tij, reagimi i protestuesve është pasojë e mosdëgjimit të kërkesave të qytetarëve dhe e neglizhimit të problemeve ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare. Deputeti tha se shumë qytetarë punojnë në më shumë se një punë dhe sërish nuk arrijnë të përballojnë kostot e jetesës, ndërsa protestat dhe hedhja e vezëve ndaj deputetëve, sipas tij, janë shprehje e revoltës ndaj qeverisë.

"Në ditën e 54 të protestës, që nisi me vezë dhe dhunë policore, kur një xhaxh me biçikletë tha mund t’u shpëtoni vezëve por jo urrejtjes së shqiptarëve. A e mendonit që do të mbyllej sesioni parlamentar duke ju pritur me vezë popullit, kjo ndodh sepse dëgjoni urdhrat e ustallarëve të vjetër, besoni përrallat me agjentura të huaja dhe injoroni protestën e rinisë. Do të mbani përgjegjësi dhe ju.

Njerëzit aty jashtë kanë halle dhe drama reale. Punojnë nga dy punë dhe nuk mbyllin dot muajin, ndaj protestojnë e ju hedhin vezë ju. Njerëzit e kanë kuptuar që nuk ka kthim pas, duhet ta kuptoni dhe ju. Sesioni i shtatorit do të nisë me vezë, Kështu do të vijojë edhe tetori e nëntori. Hyni në zgjedhje, nëse merrni 100 mandate hallall e paçit pushtetin, unë jam dorëheqjen. Jua lirojnë karriget, por deri në atë moment do të kërrcasë veza”, tha Muçi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI