Flash

Balla sulmon protestuesit: Ekstremistë, terroristë të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit

Lapsi.al 23 July 2026

Ndërsa në mediat kryesore europiane, protestat e flamingove i lidhin me ambjentalistët, me të gjelbrit europianë që kanë si shqetësim ruajtjen e natyrës, Partia Socialiste i sheh si terroristë dhe ektremistë të lidhur me Iranin. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se katër policë ishin plagosur në protestën përballë kuvendit.

"Protesta nisi kundër dhunës. Sekretari i shtetit Marko Rubio një javë më parë në Konferencën Ndërkombëtare kundër Terrorizmit e theksoi shumë qartë se ka disa lëvizje të ekstremit që mund të rrezikojnë stabilitetin në Europë. Persona të identifikuar prej nesh, me lidhje të qarta me Gardën Revolucionare të Iranit janë orkestruesit kryesorë të akteve të dhunës. Solidariteti i turpshëm i një partie të përdhunuar nga ajo protestë... por ne kurrsesi nuk do të tolerojmë që të goditen punonjësit të policisë së shtetit. Gjaku i punonjësve të policisë së shtetit, është gjaku i vetë shtetit. Kush guxon të ngrejë dorën mbi punonjësit e policisë së shtetit, ka ngritur dorë kundër shtetit. thirrja imë nuk është për policinë, thirrja ime është për drejtësinë, edhe jetën e prokurorëve dhe gjyqtarëve  e ruajnë punonjësit e policisë së shtetit" tha Balla.

Nga protesta e qytetarëve jashtë kuvendit janë hedhur vezë drejt makinave të deputetëve, por policia ka rrethuar kuvendit dhe ka larguar qytetarët duke bllokuar të gjithë zonën përreth.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI