Flash

Bardhi me tone të ashpra: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

Lapsi.al 23 July 2026

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës jashtë Parlamentit. Deputeti ka kërkuar ndalimin e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve.

Bardhi tha se qytetarët nuk përbëjnë rrezik për deputetët dhe kritikoi masat e marra të sigurisë. Demokrati deklaroi se Kuvendi është blinduar sikur qytetarët të ishin kërcënim. Ai iu drejtua edhe deputetit socialist Taulant Balla, duke e kritikuar për shqetësimin ndaj dëmtimeve të mundshme të veshjes së tij gjatë protestës. Sipas tij, policia duhet të distancohet nga çdo formë dhune. Ai shtoi se protestuesit kanë kërkuar ndryshime ligjore dhe reagim institucional, duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet nga politika.

“Dua t'i kërkojë policisë së shtetit që të ndalë dhunën. Është blinduar Kuvendi sikur do të na rrezikojnë ne qytetarët. E di që ke hall Taulant kostumin se e ke të shtrenjtë. Duhet të verifikojnë se ku i ke gjetur lekët për atë kostum të shtrenjtë ti Taulant. Duhet të distancohet policia nga dhuna. Në emër të Kuvendit nuk e nderon ajo që po bën policia e Shtetit. Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritika e qytetarëve, nga kërkesat e tyre. Duhet t’i marrim seriozisht kërkesat e qytetarëve. Kanë kërkuar shfuqizimin e disa ligjeve, ndërkohë të rrimë në heshtje? Atje disa të moshuar, të rinj po dhunohen nga policia. Detyra e policisë së shtetit është që të parandalohet sulmet ndaj qytetarëve”, tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI