Flash

Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës

Lapsi.al 23 July 2026

Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë ekzekutimin e dënimit me burg për 34-vjeçaren Dorina Sejdini, duke urdhëruar lirimin e saj nga burgu i grave në Pojskë, ku qëndronte së bashku me foshnjën e saj njëvjeçare. Vendimi u mor pas kërkesës së paraqitur nga avokati mbrojtës Bari Shyti, i cili kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë.

Dorina Sejdini u arrestua pak ditë më parë pasi hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit, teksa kthehej me familjen nga Gjermania. Sipas autoriteteve, ndaj saj ishte në fuqi një vendim i formës së prerë, që e dënonte me 2 muaj burg për veprën penale të dhunës në familje ndaj vjehrrit të saj.

34-vjeçarja u paraqit vullnetarisht në Komisariatin nr. 6, pasi u njoftua nga policia për ekzistencën e vendimit. Më pas u transferua në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë. Fillimisht foshnja mbeti jashtë institucionit, por një ditë më vonë iu dërgua nënës, pasi ajo ushtroi të drejtën e parashikuar në ligj për të mbajtur pranë fëmijën nën moshën 3 vjeç. Ndërkohë, dy fëmijët e tjerë të mitur 7 dhe 2 vjeç mbetën në kujdesin e familjarëve.

Rasti ngjalli reagim të gjerë publik dhe institucional. Avokati i Popullit vizitoi 34-vjeçaren në burg dhe kërkoi verifikim të plotë të procedurave, ndërsa Presidenca bëri të ditur se po ndiqte nga afër çështjen dhe ishte e gatshme të shqyrtonte edhe mundësinë e faljes presidenciale.

Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, duke bërë të mundur lirimin e menjëhershëm të Dorina Sejdinit nga burgu. Çështja do të vijojë të shqyrtohet në rrugët ligjore për sa i përket vendimit penal të dhënë ndaj saj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI