Flash

Policia iu hodhi ujë e spraj me piper, protestuesit nuk tërhiqen dhe afrohen sërish para Parlamentit

Lapsi.al 23 July 2026

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë me ujë me presion dhe spraj me piper, protestuesit nuk u tërhoqën. Ata u rikthyen sërish përpara Parlamentit, pak para nisjes së seancës plenare. Nga turma vijojnë thirrjet “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Parlamenti i krimit”, ndërsa protestuesit këmbëngulin se nuk do të largohen.

Përplasjet kanë lënë pasoja edhe te disa qytetarë. Shumë prej tyre kanë shfaqur djegie të forta në sy dhe lëkurë nga spraji me piper. Një i ri është parë me syrin e fashuar, pasi pësoi djegie gjatë ndërhyrjes së policisë.

 

Më herët, protestuesit u afruan pranë Kuvendit pasi arritën që të hiqnin dy nga gardhet metalike të vendosura nga efektivët e policisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI