Flash

Rama sfidon haptas gjyqtarët dhe prokurorët: Më kallëzoni në SPAK

Lapsi.al 10 September 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për denoncimin në SPAK ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, nga shoqatat e magjistratëve, për bllokimin e pagave të këtyre të fundit. 

Përmes një statusi në rrjetin social X, Rama deklaron se vendimi i ministrit Malaj nuk është i pavarur, por i linjëzuar e dakordësuar plotësisht me Qeverinë dhe juristët pranë saj. Nisur nga kjo, Rama ironizon duke thënë se në padinë e magjistratëve, si i kallëzuar duhej të ishte dhe emri i tij.

“Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e  thesarit të shtetit”,- deklaron Rama.

Më tej, numri një i qeverisë thekson se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të magjistratëve duhet të kalojë përmes Parlamentit, sepse menaxhimi dhe shpenzimi i buxhetit të shtetit është kompetencë e legjislativit.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Kallëzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon emri im dhe ai i ministrit të drejtësisë, sepse Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e  thesarit të shtetit. Vetëm parlamenti mund ta bëjë këtë. Kaq kisha dhe nuk dua të zgjatem me çfarë mendoj për tërë këtë historinë bajate të vetërritjes së rrogave, nga kategoria më e mirëpaguar e Republikës së Shqipërisë. Por për sa më takon asgjë nuk ndryshon, pagat do të rriten me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI