Flash

Ngërçi me pagat, gjyqtarët zhvllojnë këtë të enjte një mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ

Lapsi.al 10 September 2026

Gjyqtarët zhvllojnë këtë të enjte një mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ për ngërçin e krijuar me pagat e muajit gusht të magjistratëve. Për të disatën ditë Dhoma Penale dhe Civile e Tiranës ka bojkotuar punën si pasojë e situatës së krijuar për pagën e muajit gusht. E njëjta panoramë u paraqit edhe në Gjykatën e Fierit dhe atë të Lushnjës, ku qytetarët pritën me orë të tëra për të marrë shërbimet.

Asnjë gjyq nuk do të zhvillohet në këto dy gjykata, përveç seancave me karakter urgjent, që janë masat e sigurisë dhe urdhrat e mbrojtjes. Gjykata e Fierit pezulloi punën pa dhënë asnjë informacion zyrtar për publikun dhe palët e përfshira në procese gjyqësore. Kjo ka shkaktuar konfuzion te qytetarët që presin zhvillimin e seancave. Në këtë gjykatë zhvillohen mesatarisht 80-90 procese në ditë. Shërbimi për qytetarët do të jetë funksional vetëm 15 minuta në ditë. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë nuk ka ende një afat se kur do të vijojë normalisht seancat gjyqësore.Ngërçi me pagat bllokon sot punën edhe në Gjykatën e Durrësit

Një vendim i tillë ka ardhur pas situatës së krijuar ditët e fundit me çështjen e pagave në sistemin e drejtësisë. Të martën, në Gjykatën e Lartë u mblodhën kryetarët e gjykatave të Republikës, të cilët vendosën të mos bojkotojnë punën dhe të vijojnë punën normalisht, deri në zgjidhjen e çështjes nga Kuvendi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI