Flash

Kallash dhe pistoletë me vete/ Sherr i dhunshëm në Velipojë, parandalohet tragjedia në moment të fundit

Lapsi.al 10 September 2026

Një konflikt mes një kamarieri dhe dy vëllezërve në Velipojë ka përshkallëzuar, duke sjellë më pas ndërhyrjen e tre personave të armatosur në një lokal. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 6 shtatorit në lokalin “Arval”, në fshatin Gomsiqe e Re. Pas konfliktit, kamarieri ka njoftuar persona të afërt, ndërsa pak më vonë tre persona kanë mbërritur në lokal me një “BMW X5” me targa angleze.

Dy prej tyre kanë hyrë në ambientet e lokalit të armatosur, njëri me automatik dhe tjetri me pistoletë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur klientët janë përfshirë nga paniku dhe kanë nisur të largohen nga lokali, duke shmangur një përplasje të mundshme me armë. 

Policia ka identifikuar tre personat e përfshirë, mes tyre Klevin Nikollin, dhe i ka shpallur në kërkim. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” dhe “Kanosja me armë”. Në dëshminë e tij, pronari i lokalit, Valter Përndrecaj, ka deklaruar se në momentin e ngjarjes ndodhej në ambientet e “Arval”. Fatmirësisht, sherri nuk shkaktoi të plagosur apo viktima

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI