Flash

Vijon prej 5 ditësh zjarri në malin e Tërbunit, shkrumbohet mbi 60% e sipërfaqes së tokës

Lapsi.al 10 September 2026

Zjarri në malin e Tërbunit në Pukë vijon prej pesë ditësh, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqen e pyllëzuar me pisha. Sipas banorëve, mbi 60% e sipërfaqes është shkrumbuar nga flakët, ndërsa situata mbetet shqetësuese. Banorët kanë kërkuar prej datës 6 shtator ndërhyrje nga ajri me helikopter për të ndihmuar në izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të Pukës dhe Vaut të Dejës, të cilat po përpiqen të izolojnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Ndërkohë, banorët ngrenë shqetësimin edhe për ndotjen e ajrit, pasi re të dendura tymi kanë mbuluar Pukën dhe fshatrat përreth. Paraprakisht dyshohet se zjarri në malin e Tërbunit mund të jetë vënë qëllimisht.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI