Flash

Çifti në Kolonjë bën namin me drogë! “Mbushën” pyllin me qindra bimë kanabis, arrestohen

Lapsi.al 10 September 2026

Dy persona, bashkëshortë, janë arrestuar në Kolonjë për kultivim të lëndëve narkotike. 

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë L. V., 64 vjeç, dhe A. V., 54 vjeçe, banues në fshatin Gjirakare, të cilët kishin kultivuar 270 bimë të dyshuara narkotike në një zonë të pyllëzuar pranë banesës së tyre, në fshatin Gjirakare.

Bimët e dyshuara narkotike u gjetën dhe më pas u asgjësuan me anë të djegies.

Gjatë kontrollit të banesës së çiftit, shërbimet e Policisë gjetën gjithashtu dy thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, konkretisht bimë të prera dhe në proces tharjeje. Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI