Flash

Rama mbledh kryebashkiakët socialistë për hartën e re territoriale, në fokus kundërshtitë për reformën

Lapsi.al 12 August 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë në Kuç të Vlorës kryetarët e bashkive të drejtuara nga Partia Socialiste, në takimin e parë pas publikimit të draftit të mazhorancës për reformën e re administrativo-territoriale.

Në takim marrin pjesë edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, si dhe bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën, Arbjan Mazniku. Komisioni nuk arriti të prodhojë një draft me konsensus politik, ndërsa mazhoranca ka paraqitur propozimin e saj, i cili parashikon shkrirjen e 15 bashkive, duke e ulur numrin e tyre nga 61 në 46. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka propozuar një hartë me 100 bashki.

Projekti i qeverisë ka hasur në kundërshtime në shumicën e bashkive që preken nga riorganizimi. Shqetësimi kryesor lidhet me frikën se bashkimi i njësive do të sjellë largimin e shërbimeve publike nga komunitetet lokale dhe përqendrimin e tyre në bashkitë qendrore.

Pas këtyre reagimeve, kryeministri Rama ftoi publikisht kryebashkiakët dhe qytetarët në një proces të gjerë konsultimi. Drafti i reformës u është shpërndarë të gjitha bashkive, të cilat gjatë javëve të fundit kanë zhvilluar takime me komunitetet për të mbledhur propozime dhe vërejtje.

Pritet që në mbledhjen e sotme kryetarët e bashkive të paraqesin qëndrimet dhe sugjerimet e tyre, të cilat mund të reflektohen në variantin përfundimtar të reformës përpara se ai t’i dërgohet Kuvendit për miratim.

Për t’iu përgjigjur kritikave për largimin e administratës nga zonat që do të humbasin statusin e bashkisë, mazhoranca ka bërë të ditur se në secilën prej bashkive që parashikohet të shkrihet do të vijojë të funksionojë një nënkryetar, me synimin për të ruajtur praninë institucionale dhe kontaktin me qytetarët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI