Flash

QSUT: 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë

Lapsi.al 14 October 2026

QSUT: 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë

Sipas të dhënave nga Spitali Universitar i Traumës (QSUT), aktualisht në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 4 efektivë policie.

Të gjithë të lënduarit janë koshientë dhe paraqiten me gjendje shëndetësore stabël.

Ndërkohë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) bëhet me dije se 4 protestues kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, duke vijuar kujdesin shëndetësor në rrugë ambulatore.

Sipas këtij përditësimi, 7 persona po marrin aktualisht trajtim në urgjencë, ndërsa 4 protestues janë larguar pas marrjes së mjekimit.

 

Situata vjen pas përshkallëzimit të protestës në kryeqytet, ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe mjeteve të tjera për shpërndarjen e turmës. 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI