Flash

Pas shtatë vitesh, Ian Somerhalder zbulon pse u tërhoq nga aktrimi

Lapsi.al 14 July 2026

Aktori Ian Somerhalder, i njohur për rolet në serialet "The Vampire Diaries" dhe "Lost", ka zbuluar për herë të parë arsyen e vërtetë pse u largua nga aktrimi në vitin 2019.

Në një intervistë në podcastin "Haley on the Go", 47-vjeçari e cilësoi vendimin e tij si "të sinqertë dhe disi të debatueshëm", duke thënë se gjithçka lidhej me mënyrën se si u trajtua seriali i tij "V Wars" nga Netflix.

Somerhalder tregoi se kishte investuar pothuajse një vit punë në projekt, madje kishte zhvendosur familjen në Ontario të Kanadasë për xhirimet.

"Kur pashë versionin përfundimtar, nuk ishte as i shikueshëm. U thashë drejtuesve se nuk doja ta vendosja emrin tim mbi të dhe se isha gati t'ua ktheja milionat që kisha marrë," tha ai.

Sipas aktorit, Netflix i lejoi atij dhe partnerit të tij producent të merrnin kontrollin krijues të serialit, por pa financim shtesë. Për ta përfunduar projektin, ata siguruan mbi 6 milionë dollarë nga burime të tjera dhe xhiruan materiale shtesë brenda vetëm gjashtë ditësh, një ritëm pune që, sipas Somerhalder, e çoi në spital.

Edhe pse "V Wars" pati sukses pas publikimit në dhjetor 2019, seriali u anulua pas sezonit të parë.

Aktori pretendon se anulimi nuk kishte të bënte me audiencën, por me konflikte mes drejtuesve të kompanisë.

"Pashë veten në pasqyrë dhe i thashë gruas sime: Jam 40 vjeç dhe nuk dua të kaloj dy vite të jetës sime duke punuar kaq shumë, që karriera ime të varet nga drejtues që merren me lojëra pushteti. Aty vendosa të largohem."


Pas largimit nga Hollywood-i, Somerhalder dhe bashkëshortja e tij, aktorja Nikki Reed, u zhvendosën në një fermë në Kaliforni, ku janë përqendruar në sipërmarrje dhe projekte të tjera jashtë industrisë së filmit.

Megjithatë, ai la të kuptohet se një rikthim në ekran nuk është plotësisht i përjashtuar. Somerhalder zbuloi se ai dhe ekipi i tij kanë rimarrë të drejtat e "V Wars", edhe pse pranoi se nuk e di nëse seriali do të mund të rikthehet ndonjëherë në televizion.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI