Flash

Shia LaBeouf rrëfen prapaskenat e sikletshme me babanë e tij në sheshxhirim

Lapsi.al 13 July 2026

Shia LaBeouf ka bërë një rrëfim të pazakontë gjatë pjesëmarrjes në Fanboy Expo 2026 në Knoxville, Tennessee, duke treguar se babai i tij, Jeffrey LaBeouf, është përjashtuar nga shumë sete filmike për shkak të sjelljes së tij.

Gjatë një paneli kushtuar filmit "Transformers", 40-vjeçari kujtoi një incident që, sipas tij, ndodhi në xhirimet e filmit "Holes" (2003).

"Babai im është dëbuar nga shumë sete filmike. Një herë ngacmoi Sigourney Weaver dhe ajo i dha një shuplakë në sheshxhirim," tha LaBeouf.

Sipas aktorit, edhe aktorja Lucy Liu nuk e duronte praninë e babait të tij gjatë xhirimeve të "Charlie's Angels: Full Throttle".

"Lucy Liu nuk e duronte fare babanë tim. Por ai nuk largohej askund, sepse ishte babai im," u shpreh ai.

LaBeouf kujtoi se, si adoleshent, kishte nevojë për një kujdestar në set, ndaj babai i tij qëndronte vazhdimisht pranë tij. Ai tha se Jeffrey shpesh u drejtohej aktoreve me komente dhe fishkëllima.

"Babai im sapo kishte dalë nga burgu dhe në set kishte shumë gra të bukura. Ai përpiqej të flirtonte me Lucy Liu, Cameron Diaz dhe Drew Barrymore gjatë gjithë kohës," tregoi aktori me humor.

Përfaqësuesit e Sigourney Weaver, Lucy Liu, Cameron Diaz dhe Drew Barrymore nuk kanë komentuar publikisht deklaratat e Shia LaBeouf.

Jeffrey LaBeouf ka qenë më parë në qendër të vëmendjes për të kaluarën e tij ligjore. Sipas raportimeve, ai vuajti dënim me burg nga viti 1981 deri në 1983 për tentativë përdhunimi. Në një intervistë të vitit 2019 për Medium, ai deklaroi se nuk mbante mend ngjarjen pasi ishte "i dehur deri në humbjen e vetëdijes".

Edhe vetë Shia LaBeouf ka pasur probleme me ligjin ndër vite. Së fundmi, ai pranoi fajësinë për tre akuza për dhunë pas një përleshjeje gjatë festimeve të Mardi Gras.

Marrëdhënia e ndërlikuar mes aktorit dhe babait të tij është trajtuar edhe në filmin autobiografik "Honey Boy" (2019). Megjithatë, në vitin 2022, LaBeouf deklaroi se pendohej që e kishte paraqitur publikisht babanë si një njeri abuziv.

"Babai im ka qenë gjithmonë i dashur me mua. Kishte shumë probleme, ishte njeri i thyer dhe i çuditshëm, por nuk reshti kurrë së qeni pranë meje," tha ai në podcastin "Real Ones".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI