Flash

Ariana Grande dhe Ricky Alvarez sërish bashkë? Zbulohen detaje

Lapsi.al 14 July 2026

Ariana Grande dhe ish-i dashuri i saj, Ricky Alvarez, duket se po i japin një mundësi të re marrëdhënies së tyre, megjithatë burime pranë këngëtares thonë se ata po i marrin gjërat me qetësi.

Sipas revistës People, artistja 33-vjeçare dhe ish-balerini i saj rezervë, 35 vjeç, "po ecin shumë ngadalë" në përpjekjen për të rindërtuar romancën.

"Ariana gjithmonë e ka konsideruar Ricky-n një mik. Ajo nuk ka mbajtur kurrë mëri ndaj tij pas ndarjes. Ricky është i besueshëm, mbështetës dhe pranë saj në çdo moment. Ariana ndihet vetvetja kur është me të," tha burimi.

Megjithatë, çifti nuk ka ndërmend të nxitojë.

"Ata nuk po hidhen menjëherë në një lidhje serioze, por Ariana është shumë e lumtur që Ricky është rikthyer në jetën e saj," shtoi burimi.

Së fundmi, Alvarez kaloi fundjavën e 4 Korrikut në Florida me Ariana Granden dhe familjen e saj, ndërsa e ka shoqëruar edhe në disa ndalesa të turneut "Eternal Sunshine".

Grande dhe Alvarez ishin në një lidhje nga 2015 deri në 2016. Këngëtarja e përmendi edhe në hitin e saj "Thank U, Next", ku këndonte: "Wrote some songs about Ricky, now I listen and laugh."

Megjithatë, gjatë koncerteve të fundit, Ariana ka ndryshuar tekstin e këngës, duke bërë që fansat të besojnë se marrëdhënia mes tyre është ringjallur.

Në një koncert ajo këndoi: "Wrote some songs about Ricky, I know he's still got my back", ndërsa në performancën e 13 korrikut në Brooklyn, që përkoi me ditëlindjen e Alvarez, ajo e ndryshoi sërish vargun në: "Wrote some songs about Ricky, we always find our way back."

Këto ndryshime kanë shtuar spekulimet se dyshja po i jep një tjetër mundësi dashurisë së tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI