Flash

Pitbull vendos rekord botëror, hyn në Librin Guinness

Lapsi.al 13 July 2026

Reperi i njohur Pitbull ka hyrë zyrtarisht në Librin Guinness të Rekordeve Botërore, pasi 22.141 fansa të veshur me kapele që iemitonin u mblodhën në koncertin e tij në BST Hyde Park në Londër, duke vendosur rekordin për grumbullimin më të madh të njerëzve me "bald caps".

Rekordi u konfirmua zyrtarisht të dielën nga gjyqtari i Guinness World Records, Will Munford.

Nisma ishte paralajmëruar prej muajsh nga Pitbull, emri i vërtetë i të cilit është Armando Christian Pérez, pasi artisti kishte shprehur dëshirën ta kthente traditën e fansave të tij në një rekord botëror. Prej disa turnesh, admiruesit e tij paraqiten në koncerte të veshur si ai, me kokë tullace, syze dielli dhe kostume elegante, një fenomen që njihet si lëvizja "Bald E".

Mbrëmja ishte historike edhe për një tjetër arsye. Koncerti i Pitbull mblodhi 69.999 spektatorë, duke u bërë performanca me pjesëmarrjen më të madhe në historinë e festivalit BST Hyde Park.

Koncerti nisi me hitin "Don't Stop the Party", ndërsa artisti interpretoi edhe këngët "Hotel Room Service", "International Love", "I Feel Good", "Time of Our Lives" dhe "Give Me Everything".

Në skenë iu bashkuan edhe dy të ftuar surprizë, Lil Jon dhe Kesha. Me Lil Jon interpretoi disa këngë, ndërsa me Kesha solli hitin e njohur "Timber".

Në fund të mbrëmjes, Pitbull surprizoi publikun britanik duke kënduar edhe "Wonderwall" të grupit Oasis, si një homazh për fansat anglezë, përpara se spektakli të mbyllej me fishekzjarre mbi Hyde Park.

Turneu i tij "I'm Back Tour" ka shitur mbi 2 milionë bileta në 27 vende, duke u bërë turneu solo më i suksesshëm në karrierën e Pitbull.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI