Flash

"Kemi punë nesër!" – Fansat revoltohen ndaj Jay-Z pas kaosit në koncert

Lapsi.al 13 July 2026

Mijëra fansa të Jay-Z mbetën të irrituar pasi u detyruan të prisnin për më shumë se tre orë për koncertin e tij në Yankee Stadium të dielën mbrëma, pas një incidenti me sigurinë që shkaktoi mbylljen e përkohshme të stadiumit.

Kaosi nisi kur disa grupe fansash dyshohet se kaluan me forcë përtej pikave të kontrollit të sigurisë, duke ngritur shqetësime se turma mund të përplasej dhe njerëzit mund të lëndoheshin.

Sipas raportimeve, stadiumi u vendos në izolim për një periudhë të gjatë, ndërsa autoritetet u përpoqën të menaxhonin situatën. Fansat mbetën jashtë dhe nuk u lejuan as të hynin dhe as të largoheshin për një kohë të caktuar.

Jay-Z, 56 vjeç, u ngjit në skenë vetëm pas mesnate dhe kërkoi falje për vonesën.

"Ju falënderoj për durimin. Do të kalojmë një kohë fantastike. Kishte rreth 10 mijë njerëz jashtë dhe u mbyllën të gjitha dyert sepse disa persona u futën me forcë. Nuk doja të nisja koncertin dhe dikush të përfundonte i shtypur nga turma," tha reperi.

Fansat shprehën pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale, duke shkruar se pritja ishte e papranueshme dhe se shumë prej tyre duhej të shkonin në punë ditën tjetër.

Disa spektatorë pretenduan gjithashtu se kishte persona që ndiheshin keq, ndërsa kërkuan ndërhyrjen e ekipeve mjekësore.

Mes personave që raportohet se patën vështirësi për të hyrë në stadium ishin edhe disa emra të njohur, përfshirë Fabolous, Charlamagne Tha God dhe A$AP Rocky.

Megjithatë, koncerti solli edhe momente të mëdha për fansat. Jay-Z u shoqërua në skenë nga bashkëshortja e tij Beyoncé, si dhe nga Rihanna, të cilat ishin të ftuara surprizë.

Organizatorët, përfshirë Yankees, Roc Nation dhe Live Nation, thanë në një deklaratë se qindra persona pa bileta kishin tentuar të hynin me forcë në stadium, duke kaluar mbi fansat që kishin hyrë në mënyrë të rregullt.

Ata falënderuan policinë e New York-ut dhe stafin e sigurisë për menaxhimin e situatës, duke theksuar se prioriteti kryesor ishte siguria e të pranishmëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI