Flash

Brian Austin Green flet hapur: Pse dështoi martesa me Megan Fox

Lapsi.al 14 July 2026

Brian Austin Green ka folur hapur për martesën e tij 15-vjeçare me Megan Fox, duke pranuar se marrëdhënia e tyre u ndërtua fillimisht mbi tërheqjen fizike.

Gjatë podcastit I Do, Part 2, aktori 52-vjeçar rrëfeu se në atë periudhë të jetës së tij i kushtonte më shumë rëndësi pamjes sesa lidhjes emocionale.

“Unë dhe ish-bashkëshortja ime ishim bashkë për gati 15 vite dhe gjithçka e nisa nga tërheqja fizike,” tha Green.

Ai shpjegoi se dikur krijonte marrëdhënie duke u bazuar fillimisht te tërheqja, ndërsa pjesa tjetër ndërtohej më pas.

Green dhe Fox u martuan në vitin 2010 dhe i dhanë fund martesës në maj të vitit 2020. Së bashku kanë tre djem: Noah, Bodhi dhe Journey.

Aktori pranoi se divorci ishte një situatë që nuk e kishte imagjinuar kurrë, ndërsa u përball edhe me sfidën e të qenit prind i vetëm.

Pas ndarjes, ai vendosi të ndiqte terapi për të kuptuar më mirë gabimet që sillte në një marrëdhënie.

“S’doja ta përsërisja të njëjtin model. Doja të kuptoja se çfarë sillja unë në një marrëdhënie që ishte toksike dhe nuk e ndihmonte atë,” u shpreh ai.

Sipas Green, mësimi më i madh ishte se një lidhje duhet të nisë nga miqësia dhe një lidhje e sinqertë mes dy njerëzve, e jo vetëm nga tërheqja fizike.

Ai shtoi se pikërisht kjo filozofi e ndihmoi të ndërtonte marrëdhënien me partneren e tij aktuale, Sharna Burgess. Dyshja nisën lidhjen në fund të vitit 2020, mirëpritën djalin e tyre Zane në vitin 2022 dhe u fejuan një vit më vonë.

Ndërkohë, pavarësisht divorcit, Green dhe Fox kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe vazhdojnë të bashkëprindërojnë fëmijët e tyre. Pas ndarjes nga Green, Fox pati një lidhje me Machine Gun Kelly, me të cilin ka edhe një vajzë, Saga.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI