Flash

Demokratët mbledhin grupin një orë para seancës parlamentare

Lapsi.al 20 July 2026

Demokratët po mendojnë rikthimin në Parlament para se ai të mbyllë dyert, për të marrë pushimet e verës. Gazmend Bardhi porositi me mesazh deputetët që të përgatiten për skenarin e pjesëmarrjes në seancë plenare, ndonëse vendimi final do merret në seli vetëm 1 orë para mbledhjes së Parlamentit ku kryefjalën do e kenë rezolutat e institucioneve te drejtësisë. 

“Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do te zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli. Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, njofton kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.  

Demokratët nisën bojkotin e seancave më 2 korrik, ditë kur qytetarët rrethuan Parlamentin. Para se politika të marrë pushimet, qytetarët kanë në plan sërish t’i prishin qetësinë, pasi kanë lajmëruar protestë.   

Mes bojkotit të opozitës, refuzimit të mazhorancës dhe protestës së qytetarëve, Kuvendi mbyll javën e ardhshme punimet me një bilanc ku përplasja fitoi ndaj dialogut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI