
Presidenti rus Vladimir Putin festoi dje ditëlindjen me mikun e tij të vjetër dhe ish-kancelarin gjerman Gerhard Schröder në shtëpinë e tij.
Siç njoftoi Kremlini të enjten në mbrëmje "Putin mësoi nga raportet e medias në mëngjesin e 7 tetorit se Schröder kishte mbërritur në Moskë dhe presidenti e ftoi mikun e tij të vjetër në shtëpinë e tij. Gerhard Schröder ishte me Vladimir Putin dje ndërsa kreu i shtetit festoi ditëlindjen e tij."
Zyra e shtypit e Kremlinit publikoi gjithashtu një foto ku shihen dy burrat duke shtrënguar duart ndërsa buzëqeshin.
Ish-kancelari i Gjermanisë është parë në kryeqytetin rus ditët e fundit, teksa vizitonte një nga dyqanet e rrjetit rus të supermarketeve Hyperglobus, bordit mbikëqyrës të të cilit ai iu bashkua. /LAPSI.al