Flash

NY Times: Ahmadinexhadi u arrestua pas dyshimeve për lidhje me Mossadin

Lapsi.al 13 July 2026

Ish-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, ndodhet në arrest shtëpiak, pasi autoritetet iraniane dyshohet se kanë zbuluar kontakte të tij me Izraelin, sipas një raporti të publikuar nga The New York Times, që citon katër zyrtarë të lartë iranianë. 

Sipas raportit, Izraeli dyshohet se për vite me radhë ka zhvilluar një operacion të fshehtë me synimin për ta rekrutuar Ahmadinejadin si burim inteligjence dhe, në një fazë të mëvonshme, madje edhe si një figurë të mundshme për drejtimin e Iranit. 

Raporti përshkruan edhe një episod të ndodhur në fillim të vitit 2024, kur Ahmadinejad u ftua në Budapest për një konferencë mbi ndryshimet klimatike. Sipas burimeve të The New York Times, aktiviteti do të shërbente si mbulesë për një takim sekret mes ish-presidentit iranian dhe zyrtarëve të inteligjencës izraelite.

Po sipas të njëjtit raport, ish-drejtori i Mossadit, David Barnea, kishte udhëtuar në Budapest për t’u takuar me Ahmadinejadin, ndërsa Izraeli dyshohet se ka kryer pagesa sekrete ndaj Ali Akbar Javanfekr, ish-zëdhënësit të Ahmadinejadit. Gjithashtu pretendohet se janë zhvilluar disa kontakte të tjera përpara nisjes së operacionit izraelit të koduar “Luani që Ulërin”.

Deri më tani, autoritetet iraniane dhe vetë Ahmadinejad nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI