Flash

Zelensky formon komandë speciale për të kryer sulme brenda Rusisë

Lapsi.al 10 July 2026

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi krijimin e një komande të veçantë për të intensifikuar sulmet thellë brenda territorit rus. Mediat e huaja raportojnë se, kjo strukturë e re ushtarake do të fokusohet në minimin e aftësive luftarake të Rusisë duke përdorur grupe sulmi dhe dronë.

Përveç kësaj, do të formohen forca të reja të reagimit të shpejtë për të forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe operacionale të vendit. Në fjalimin e tij, Zelensky theksoi se kjo komandë do të kanalizojë të gjitha burimet e disponueshme për të dobësuar maksimalisht agresionin rus.

"Kjo komandë duhet të përqendrojë njëqind për qind të burimeve të saj të disponueshme në uljen edhe më tej të aftësisë luftarake të Rusisë", tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes drejtuar kombit./

Të këshilluara

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI